Hostoriku Doni Fruits sh.p.k

Lindi si një biznes i vogël familjarë që në fillimin e vitit 1956 në krye me z. Ahmet Ahmetin me aktivitet, tregëtimin e frutave dhe perimeve, Gjatë një periudhe te gjatë kohore, aktiviteti i z. Ahmetit u zhvillua kryesisht nëpër tregje të ndryshme të Kosovës.

Furnizimin me produktet frutave dhe perimeve, në ish Jugosllavi, e bënte nga fermerë të ndryshëm nga Kosova, Maqedonia por edhe nga Republika të tjera të ish Jugosllavise.

Gjatë tërë asaj periudhe, z. Ahmeti ishte në përkrahjen e djemve të tij z.Hajrush Ahmeti dhe z.Kadrush Ahmeti dhe pas vdekjes së të atit, dy vllezërit trashëgun përovojën dhe aktivitetin e të atit duke mos e ndalur dhe njekohësisht duke rritur kapacitetin e aktivitetit tregtar dhe paralelisht duke shpërndarë të njejtën përvojë tek brezat e ri familjarë.

Baza e fortë e përvojës, puna dhe angazhimet e përbashkëta si një trup i palodhur, krijoj reputacion dhe u njohën mirë nga qytetarët e Feirzajt dhe nga rrethina por edhe me gjere ne Kosove si per nga korrektësia, pastërtia në aktivitet , kualiteti I produkteve, kujdesi ndaj konsumatorit dhe përkushtimi i madh ndaj punës.

Ritmet e rritjes në aktivitet, perspektiva e vazhdueshme me tregues mjaft të kënaqshem ekonomiko- financiarë, për drejtuesit e ketij biznesi, u pa e arsyeshme qe te ndermerrej nje investim, qe ishte themelimi I njëse së re oraganizative në Republikën e Shipërisë:me idenë e kompletit te zinxhirit për grumbullimin, kultivimin, tregetimin e produkteve fruta dhe perime .