Përshkrim
Manaferra është një frut që ka veti shëruese, për shkak të përmbajtjes që gjendet te pjesë të ndryshme të saj si gjethet, lulet, rrënja dhe fryti. Gjethet e manaferrës përdoren për përgatitjen e çajit, nga i cili mund të bëhen kompresa për mjekimin e enjtjes së syve dhe fytyrës.
Te manaferra gjenden minerale dhe vitamina si: kalium, fosfor, magnez, klor, kalcium,vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë C. Studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat ndihmojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pengojnë gjakderdhjet e vogla.
Vlerat ushqyese të manaferrës për 100 gr:
| Lëndë ushqyese | Sasi |
|---|---|
| Vitamin C | 21.0 mg |
| Vitamin E | 1.17 mg |
| Vitamin B6 | 0.03 mg |
| Magnez | 0.646 mg |
| Kalium | 162.00 mg |
| Hekur | 0.62 mg |
| Kalcium | 29.00 mg |
| Ujë | 88.15 g |
| Folate | 25.00 mcg |



