Përshkrim
Angjinarja është një bimë me një kërcell të gjatë dhe një lule. Atë e gjejmë sot me emrat si angjinare ose karçof, artichaut (frëngjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, siç i thonë amerikanët, etj. Edhe pse shpesh konsiderohet një perime, artiçoka (Cynara cardunculus var. Scolymus) janë një lloj gjembaçi.
Angjinarët kanë sasi të pakët në yndyrë ndërsa janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Veçanërisht të pasura me folate, vitamina C dhe K, ato gjithashtu furnizojnë minerale të rëndësishme, siç janë magnezi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Angjinarja ka nivelet më të lartë të antioksidantëve në krahasim me perimet e tjera. Angjinarja trupin e njeriut e furnizon me sheqer e cila specifikishtë është si insulinë, e cila konsumohet pjesërisht.
Vlerat ushqyese të angjinares për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 11.7 mg |
Vitamin E | 0.19 mg |
Vitamin B6 | 0.116 mg |
Magnez | 0.05 mg |
Kalium | 135.00 mg |
Hekur | 0.1 mg |
Kalcium | 22.00 mg |
Ujë | 84.94 g |
Folate | 68.00 mcg |