Përshkrim
Asparagu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin. Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj.
Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën. Kjo perime e gjelbër është kaq e mirë saqë po të numërohen përfitimet shëndetësore që përfiton prej saj, kurrsesi nuk do ta nënvleftësonit. Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E, K dhe B6 si dhe përmban folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra.
Vlerat ushqyese të asparagus për 100 gr:
| Lëndë ushqyese | Sasi |
|---|---|
| Vitamin C | 5.6 mg |
| Vitamin E | 1.13 mg |
| Vitamin B6 | 0.091 mg |
| Magnez | 0.073 mg |
| Kalium | 136.00 mg |
| Hekur | 0.22 mg |
| Kalcium | 14.00 mg |
| Ujë | 93.22 g |
| Folate | 52.00 mcg |



