Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Panxhar i kuq / Rrepë e kuqe

Panxhari i kuq ka fituar popullaritet si një superfood. Studimet e fundit pohojnë se panxhari dhe lëngu i panxharit mund të përmirësojnë performancën atletike, të zvogëlojnë presionin e gjakut dhe të rrisin rruzat e kuqe të gjakut.

Përshkrim

Panxhari i kuq ka fituar popullaritet si një superfood. Studimet e fundit pohojnë se panxhari dhe lëngu i panxharit mund të përmirësojnë performancën atletike, të zvogëlojnë presionin e gjakut dhe të rrisin rruzat e kuqe të gjakut. Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjella, është e mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.

Kjo perime veçanërisht e shëndetshme, me pak kalori është shumë e pasur në fibra, të cilat ofrojnë ndjesinë e ngopjes që do të zgjasë gjatë. Ajo gjithashtu e përshpejton metabolizmin, duke stimuluar dhe përmirësuar procesin e tretjes, që do t’ju ndihmojë për të humbur peshën e tepërt. Panaxhari i kuq është i pasur me shumë vitamina dhe minerale për të cilat kemi nevojë që ti kemi në menynë tone ushqimore cdo ditë.

Vlerat ushqyese të rrepës së kuqe për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 4.9 mg
Vitamin E 0.04 mg
Vitamin B6 0.067 mg
Magnez 0.329 mg
Kalium 325.00 mg
Hekur 0.80 mg
Kalcium 16.00 mg
Ujë 87.58 g
Folate 109.00 mcg