Përshkrim
Kërpudhë quhet zakonisht pjesa e dukshme e mykeve shumëqelizore. Janë rreth 38.000 varietete të kërpudhave në botë. Disa prej tyre janë të ngrënëshme (ushqyese) dhe disa shumë toksike (mund të shkaktojnë helmim apo edhe vdekje).
Tregu furnizohet kryesisht nga kërpudhat e bardha të kultivuara (bisporus Agaricus), perle (pleurotus ostreatus), Portobello, kërpudha të konservuara dhe kërpudha të egra të rralla që janë zakonisht në formë të tharë.
Kërpudha ka vlera të larta ushqyese ajo ka përmbajtje të lartë proteinash dhe natriumi, të ulta në yndyrë të ngopur dhe aspak kolesterol! Për arsye të pranisë të të gjitha aminoacideve esenciale është e cilësisë së lartë, shumë më superiore nga proteinat bimore. Gjithashtu është burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C, B kompleks (acid folik dhe sidomos thiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen.
Vlerat ushqyese të kërpudhës për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 2.1 mg |
Vitamin D | 0.20 mcg |
Vitamin B6 | 0.104 mg |
Magnez | 0.047 mg |
Kalium | 318.00 mg |
Hekur | 0.50 mg |
Kalcium | 3.00 mg |
Ujë | 92.45 g |
Folate | 17.00 mcg |