Përshkrim
Luleshtrydhet (Fragaria ananassa) e kishin origjinën në Evropë në shekullin e 18-të, janë një hibrid i dy specieve të luleshtrydheve të egra nga Amerika e Veriut dhe Kili. Luleshtrydhet janë të kuqe të ndritshme, lëngëshme dhe të ëmbla.
Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, antioksidantëve dhe manganit gjithashtu përmbajnë sasi të mirë të folatit (vitaminë B9) dhe kaliumit. Një filxhan me luleshtrydhe përmban mbi 100% të objektivit minimal ditor për vitaminë C gjë që mbështet imunitetin, përveç funksionimit si një antioksidant që lufton moshën, vitamina C ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës
Luleshtrydhet ndihmojnë trupin të luftojë kundër infeksioneve, sëmundjeve si dhe nga i ftohti i zakonshëm – gripit.
Vlerat ushqyese të luleshtrydhës për 100 gr:
| Lëndë ushqyese | Sasi |
|---|---|
| Vitamin C | 58.8 mg |
| Vitamin E | 0.29 mg |
| Vitamin B6 | 0.047 mg |
| Magnez | 0.386 mg |
| Kalium | 153.00 mg |
| Hekur | 0.41 mg |
| Kalcium | 16.00 mg |
| Ujë | 90.95 g |
| Folate | 24.00 mcg |



