Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Pjepër – Galia

Klasifikohet si frut me përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe A, konsumimi i tij është veçanërisht i dobishëm në verë, kur në këtë periudhë është shumë e nevojshme stimulimi i prodhimit të melaninës për të nxitur mbrojtjen e lëkurës. Pjepri gjithashtu është një burim shumë i mirë i beta-karotenit.

Muajët kur produkti është në dispozicion
Jan
Feb
Mar
Apr
May
Jun
Jul
Aug
Sep
Oct
Nov
Dec

Përshkrim

Pjepri i përket familjes Cucurbitaceae. Ka formë të rrumbullakët me lëkurë dhe mish të zbehtë jeshil. Fillimisht duhet te themi se pjepri klasifikohet si frut me kalori te ulët, në 100 gr pjepër, ka 34 kcal. Në 90% e pjesës së konsumueshme të pjeprit është e pasur me ujë, e cila e bënë pjeprin një nga frutat më të mirë përsa i përket hidratimit dhe pastrimit te organizmit.

Pjepri ka gjithashtu një sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitamina A,C, B1 dhe B2. Klasifikohet si frut me përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe A, konsumimi i tij është veçanërisht i dobishëm në verë, kur në këtë periudhë është shumë e nevojshme stimulimi i prodhimit të melaninës për të nxitur mbrojtjen e lëkurës.

Pjepri gjithashtu është një burim shumë i mirë i beta-karotenit. Gjithashtu nje ‘mineralizues’ natyror sepse përmban kripra minerale si : hekur, fosfor, natrium, calcium dhe kalium, të cilat ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut dhe zëvendëson ujin e humbur gjatë djersitjes.

Vlerat ushqyese të pjeprit për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 36.47 mg
Vitamin E 0.05 mg
Vitamin B6 0.072 mg
Magnez 0.041 mg
Kalium 267.00 mg
Hekur 0.21 mg
Kalcium 9.00 mg
Ujë 90.15 g
Folate 21.00 mcg