Kalo te përmbajtja
Lajm

Doni Fruits, një kompani që e do Shqipërinë

Me përvojë 60-vjeçare në Kosovë dhe në rajon, Doni Fruits nis investimin prej mbi 8 milionë eurosh për qendrën më të madhe të grumbullimit, ruajtjes dhe eksportit në Shqipëri.

Bashkimi i shpirtit sipërmarrës me dashurinë për Shqipërinë po bën që Doni Fruits, kompania më e madhe e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të fruta-perimeve, të bëhet një katalizator i fortë për zhvillimin e bujqësisë në vend. Kompania, me përvojë 60-vjeçare në Kosovë dhe në tregun rajonal, ka nisur investimin e saj prej mbi 8 milionë eurosh për ndërtimin e stabilimentit më të madh në vend.

Pas rreth një viti, Shqipëria do të ketë një nga qendrat më të mëdha në rajon për grumbullimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe eksportin e prodhimeve bujqësore. Ndërkohë, Doni Fruits është tashmë eksportuesi më i madh i prodhimeve “Made in Albania”.

Burim Ahmeti, bashkëpronar i Doni Fruits, thotë se “kjo qendër do të ketë 36 dhoma të mëdha frigoriferike për ruajtjen e frutave, perimeve dhe agrumeve për dy vjet. Prodhimet shqiptare janë të sigurta dhe shumë të vlerësuara në tregjet evropiane për shijen e tyre”.

Fatos Mustafa, nxitës i këtij projekti dhe ekspert për zhvillimin e bizneseve, thotë se “përmes këtij investimi pritet të hapen deri në 500 vende të reja pune në mënyrë direkte, ndërsa numri i të punësuarve indirekt në të gjithë Shqipërinë do të arrijë deri në 10 mijë brenda pesë vitesh”.

Sipas tij, “projekti do të nxisë prodhimin vendas dhe eksportet e produkteve shqiptare dhe do të ulë importin”. Ai apelon që shqiptarët “të mos ikin nga tokat e tyre, por të fokusohen në investime të cilësisë së parë në bujqësi, dhe mbështetja nuk do t’u mungojë. Bujqësia është sektor social masiv që gjeneron vende pune.”

Pak ditë më parë, punimet u ndoqën nga afër edhe nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili u shpreh se “ky investim do të ketë ndikim të madh në nxitjen e prodhimit vendas dhe rritjen e eksporteve”.

Në një kohë kur niveli i emigrimit është i lartë, injektimi i gati 10 milionë eurove në bujqësi nga një kompani e vetme pritet të jetë zhvillim historik për sektorin. Krahas vendeve të reja të punës dhe nxitjes së fermerëve për të punuar më shumë tokë, Doni Fruits sjell një standard të ri planifikimi, kultivimi dhe grumbullimi të produkteve bujqësore.

Shpërndaje Facebook Linkedin Whatsapp
Kthehu te lajmet

Lexo më shumë

Aktivitet

Doni Kosova – Bëhu mik i Prishtinës

Doni Fruits iu bashkua fushatës “Bëhu mik i Prishtinës”, duke dhuruar dhe mbjellë 30 drunj te parkingu i ri në Bregun e Diellit.