Tashmë banorët e Frakullës dhe gjithë zonës përreth, do kenë një mundësi më tepër për të shitur produktet e tyre bujqësore. “Doni Fruits”, është një prej emrave më të njohur të rajonit në grumbullimin, ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve, gjë e cila do të nxisë dhe ndikojë direkt në punësimin e shumë banorëve të kësaj zone dhe më gjerë.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin edhe kryebashkiaku Subashi, si dhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i cili preu dhe shiritin e inagurimit.