Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Aronia

Frutat e aronisë mund të përdoren për konsum të freskët ose të përpunuar, ato janë veçanërisht të mira për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit.
Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.

Përshkrim

Aronia është bimë që i takon familjes Rosaceae. Vjen nga Amerika Veriore dhe rritet si e egër prej Kanadasë Qendrore kah Florida në USA. Aty mund të gjenden tri lloje të aronias: aronia melanocarpa (e zezë), aronia arbutifolia (e kuqe) dhe aronia prunifolia (e purpurtë; vjollcë).

Frutat e aronisë mund të përdoren për konsum të freskët ose të përpunuar, ato janë veçanërisht të mira për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit.Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.

Bazuar në përmbajtjen kimike të këtyre frutave, si në aspektin e sasisë, por edhe në atë të cilësisë, mund të themi se aronia është një bimë shumë e vlefshme, sepse fruti përmban vlera shumë ushqyese dhe jetike.

Vlerat ushqyese të aronisë për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 21.0 mg
Vitamin E 1.6 mg
Vitamin K 13.6 mcg
Magnez 0.6 mg
Kalium 105.00 mg
Hekur 1.4 mg
Kalcium 30.00 mg
Ujë 60.72 g
Folate 24.00 mcg