Përshkrim
Bishtajat është një bimë me origjinë aziatike. Bishtajat janë një nga ushqimet të pasura me më shumë proteina dhe fibra. Ato janë ideale për t’i bërë pjesë të një diete për të gjithë ata që duan të parandalojnë kapsllëkun, të forcojnë muskujt, të bien në peshë, të forcojnë sistemin imunitar dhe të shmangin sëmundjet e zemrës. Bishtajat përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin.
Mes mineraleve që gjenden tek bishtajat, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bishtaja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.
Vlerat ushqyese të bishtajave për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 12.2 mg |
Vitamin E | 0.41 mg |
Vitamin B6 | 0.141 mg |
Magnez | 0.216 mg |
Kalium | 211.00 mg |
Hekur | 1.03 mg |
Kalcium | 37.00 mg |
Ujë | 90.32 g |
Folate | 33.00 mcg |