Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Boronicë

Boronica është një nga frutat e pakta që është me origjinë nga Amerika e Veriut. Boronica është e pasur me fitonutrientë, që disa besojnë se mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve degjeneruese të lidhura me moshën, si Alzheimer.

Përshkrim

Boronica i përket gjinisë Vaccinium. Boronica është një nga frutat e pakta që është me origjinë nga Amerika e Veriut. Boronica përmban një përbërje bimore të quajtur anthocyanin e cila i jep boronicës ngjyrën e tyre blu si dhe shumë përfitime tjera shëndetësore.
Boronica është e pasur me fitonutrientë, që disa besojnë se mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve degjeneruese të lidhura me moshën, si Alzheimer.

Vitaminat kryesore dhe mineralet që përmbajnë boronica janë vitamina C, vitamina K dhe mangani. Mangani në vetvete është një mineral i shkëlqyeshëm, mbështet shëndetin e kockave dhe lëkurës, ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, dhe vepron si një antioksidant.
Një filxhan boronica siguron 24 përqind të sasisë së rekomanduar ditor të vitaminës C.

Vlerat ushqyese të boronicës për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 9.7 mg
Vitamin E 0.57 mg
Vitamin B6 0.052 mg
Magnez 0.336 mg
Kalium 77.00 mg
Hekur 0.28 mg
Kalcium 6.00 mg
Ujë 84.21 g
Folate 6.00 mcg