Përshkrim
Fasulet janë farëra nga familja Fabaceae, të njohura zakonisht si bishtajore, bizele ose fasule. Fasulet e bardha janë një nga shumë variaetet e fasuleve të zakonshme me origjinë në Amerikën e Veriut dhe Jugut.
Ekzistojnë disa lloje, megjithëse më të zakonshmet janë fasulet kanellini, të cilat quhen edhe fasule të bardha me formën e veshkave.
Fasulja ka vlerë të madhe të energjisë dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale. Përveç kësaj, përmban lecitin, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium.
Është burim i shkëlqyer i proteinave dhe ndryshe nga burimet tjera, fasulja ka më pak yndyrë dhe nuk i përfshin yndyrnat e ngopura e as kolesterol. Është burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B6, K, riboflavin dhe B3. Një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në bazë ditore.
Vlerat ushqyese të fasules për 100 gr:
| Lëndë ushqyese | Sasi |
|---|---|
| Vitamin C | 0.0 mg |
| Vitamin B6 | 0.318 mg |
| Vitamin E | 0.21 mg |
| Magnez | 1.796 mg |
| Kalium | 1795.00 mg |
| Hekur | 10.44 mg |
| Kalcium | 240.00 mg |
| Ujë | 11.32 g |
| Folate | 388.00 mcg |



