Përshkrim
Finoku është një perime e cila luan rol të rëndësishëm në kulturën e ushqimit në shumë vende të Evropes, posaqërisht në Francë dhe Itali. Finoku ka një shije pak të ëmbël dhe mund të gjindet në treg që nga vjeshta e deri në pranverën e hershme.
Finoku është poashtu burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila gjindet në frutin e finokut i cili eshte antimikrobial dhe është gjithashtu i duhur për funksionin e sistemit imunitar. Si burim i mirë i fibrave, finoku mund të ndihmojë në uljen e shkallës së larte te kolesterolit, duke parandaluar kështu kancerin e zorrës së trashë. Finoku gjithashtu është burim i mirë i kaliumit, minaral ky i cili ndihmon ne uljen e shtypjes se gjakut, duke parandaluar keshtu goditjen dhe sulmin ne zemer.
Vlerat ushqyese të finokut për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 12.0 mg |
Vitamin E | 0.58 mg |
Vitamin K | 62.8 mcg |
Magnez | 0.191 mg |
Kalium | 414.00 mg |
Hekur | 0.73 mg |
Kalcium | 49.00 mg |
Ujë | 90.21 g |
Folate | 27.00 mcg |