Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Gështenjë

Gështenja është një frutë tipike e stinës së vjeshtës, shumë e dashur nga të mëdhenj e të vegjël, për shijen që ajo ka. Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh.

Përshkrim

Fjala gështenjë vjen nga gjuha latine Castanea nga qyteti i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e Vogël. Gështenja u kultivua fillimisht në Europën Jugore, në Ballkan dhe në rajonet e afërta.

Gështenja është një frutë tipike e stinës së vjeshtës, shumë e dashur nga të mëdhenj e të vegjël, për shijen që ajo ka. Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët.

Këshillë: Për të eliminuar menjëherë gështenjat e këqija, i vendosni dhe i zhysni ato në një enë me ujë për 1 orë. Gështenjat të cilat do të dalin në sipërfaqe duhet të hidhen, sepse nuk janë të mira.

Vlerat ushqyese të gështenjës për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 40.2 mg
Vitamin E 0.15 mg
Vitamin B6 0.1 mg
Magnez 8 mg
Kalium 138 mg
Hekur 0.94 mg
Ujë 52.00 g
Folate 58.00 mcg