Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Karrota

Karrota konsiderohet si një nga perimet më të fuqishme në botë, padyshim që karrota mund të quhet një super ushqim. Qoftë e gatuar apo e papërpunuar, kjo perime e shijshme është një pjesë integrale e cdo kuzhine.

Përshkrim

Karrota konsiderohet si një nga perimet më të fuqishme në botë, padyshim që karrota mund të quhet një super ushqim. Qoftë e gatuar apo e papërpunuar, kjo perime e shijshme është një pjesë integrale e cdo kuzhine. Origjina e karrotës është nga Europa dhe Azia Jugperëndimore Falë vlerave të saj mirëbërëse, mund të cilësohet si një “bimë mjekësore”. Karrota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për organizmin tonë. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.

Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sëmundje kardiovaskulare, përfshi infarktin e zemrës. Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.

Vlerat ushqyese të karrotës për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 5.9 mg
Vitamin E 0.66 mg
Vitamin K 13.2 mcg
Magnez 0.143 mg
Kalium 320.00 mg
Hekur 0.30 mg
Kalcium 33.00 mg
Ujë 88.29 g
Folate 19.00 mcg