Përshkrim
Kungull i njomë, i njohur edhe si courgette, është një kungull veror në familjen e bimëve Cucurbitaceae, së bashku me pjepër, tranguj etj. Edhe pse kungujt e tjerë kanë origjinën në Amerikë, kjo shumëllojshmëri e veçantë u zhvillua për herë të parë në fillim të viteve 1800 në Itali.
Janë të pasura me fibra, kalium, vitamina A dhe C, mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit, e që e përmirësojnë kujtesën dhe e përshpejtojnë shërimin e plagëve.
Kungullesha gjithashtu ka një përmbajtje të lartë uji që mund t’ju mbajë të plotë për periudha më të gjata, është një nga ato ushqime me një indeks të ulët glikemik. Gjithashtu kungull i njomë është i ulët në kolesterol, natrium, yndyrë dhe ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të karbohidrateve – një kërkesë për shëndetin optimal të zemrës.
Vlerat ushqyese të kungulleshës për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 34.1 mg |
Vitamin A | 490.00 IU |
Vitamin B6 | 0.142 mg |
Magnez | 0.196 mg |
Kalium | 459.00 mg |
Hekur | 0.79 mg |
Kalcium | 21.00 mg |
Ujë | 92.73 g |
Folate | 20.00 mcg |