Përshkrim
Mushmolla (lat. Mespilus germanica) është e pasur me përbërës që luftojnë inflamacionet dhe ndikon mirë në gjithë organizmin. Është e pasur edhe me vlera ushqyese, përmban proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, vitamina C dhe ato të kompleksit B. Pos kësaj, janë të pasura me kalium, hekur dhe magnez. Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, poashtu shumë studime thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.
Sygjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.
Vlerat ushqyese të mushmollës për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 4.6 mg |
Vitamin E | 0.18 mg |
Vitamin B6 | 0.041 mg |
Magnez | 0.035 mg |
Kalium | 107.00 mg |
Hekur | 0.12 mg |
Kalcium | 6.00 mg |
Ujë | 85.56 g |
Folate | 3.00 mcg |