Përshkrim
Patatet për herë të pare u kultivuan në Andet në Amerikën e Jugut para 10,000 vjet më pare, ndëra në Evropë spanjollët i futën ato në fillim të shekullit të 16-të. Patatet tani kultivohen në 160 vende të botës, me 1.500 –2,000 varietete të ndryshme që variojnë në ngjyra, madhësi dhe përmbajtje ushqyese.
Patatet përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme, edhe kur gatuhen trupi i njeriut përfiton në mënyra të ndryshme.
Përfitimet e shumta shëndetësore të patates i bëjnë pjesë e perimeve më të veçanta. Patatet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliumit, fibrave, bakrit të vitaminave B, triptofanit, manganit dhe madje edhe luteinës. Ajo gjithashtu punon mrekulli për frenimin e inflamacionit në trup dhe forcon imunitetin dhe qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.
Vlerat ushqyese të patateve për 100 gr
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 15.0 mg |
Vitamin B2 | 0.04 mg |
Vitamin B3 | 2.5 mg |
Magnez | 0.609 mg |
Kalium | 570.00 mg |
Hekur | 0.6 mg |
Kalcium | 10.00 mg |
Ujë | 78.50 g |
Fibra | 1.6 g |