Doni Fruits Products

demo
demo
demo
demo
demo

Patëllxhan

Patëllxhani jo vetëm që i shton shije ushqimeve, por gjithashtu ka shumë përfitime për shëndetin. I pasur me vlera të larta ushqyese, patëllxhanët përmbajnë vitamina C, K dhe B6, tiaminë, niacinë, magnez, fosfor, folatë dhe kalium dhe nuk kanë pothuajse asnjë yndyrë të ngopur.

Përshkrim

Patëllxhan, ose solanum melongena, është një bimë shumëvjeçare tropikale në familjen Solanaceae dhe kultivohet si një bimë vjetore në klimë të butë. Për herë të parë u kultivua në Indi në shekullin e 5 para Krishtit Para epokës së Mesme. Patëllxhani është një ndër perimet që njihet për vlerat e tij të shëndetshme. Kultivimi i tij është shumë i lehtë, pasi ai është i përshtatshëm me të gjithë llojet e klimave.

Patëllxhani jo vetëm që i shton shije ushqimeve, por gjithashtu ka shumë përfitime për shëndetin. I pasur me vlera të larta ushqyese, patëllxhanët përmbajnë vitamina C, K dhe B6, tiaminë, niacinë, magnez, fosfor, folatë dhe kalium dhe nuk kanë pothuajse asnjë yndyrë të ngopur. Përveç që përmban një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve, patëllxhani është shumë i pasur me antioksidantë. Antioksidantë janë substanca që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e shkaktuara nga substanca të dëmshme të njohura si radikale të lira.

Vlerat ushqyese të patëllxhanit për 100 gr:

Lëndë ushqyese Sasi
Vitamin C 2.2 mg
Vitamin E 0.30 mg
Vitamin B6 0.084 mg
Magnez 0.232 mg
Kalium 229.00 mg
Hekur 0.23 mg
Kalcium 9.00 mg
Ujë 92.30 g
Folate 22.00 mcg