Përshkrim
Qershia ka origjinë aziatike, ndërsa në Evropë është përhapur rreth shekullit të dytë dhe i përket familjes Prunus. Në Lindjen e Largët, sidomos në Japoni, pema e qershisë është shumë e përhapur dhe periudha e lulëzimit të saj është një nga më të bukurit e vitit. Shumë turistë vijnë nga çdo vend i botës për të parë “hanamin”, që i përkthyer në shqip është “shikimi i luleve”. Qershitë piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.
Qershitë janë shumë të pasura me vitamina, sidomos me vitaminën C e cila ka 16% të vlerë së rekomanduar ditore. Qershitë gjithashtu përmbajnë vitamin A, calcium, protein dhe hekur.
Qershitë janë një nga top anti-oksidantët më të pasur ushqimor që mund të parandalojnë disa smundje kronike.
Vlerat ushqyese të qershisë për 100 gr:
| Lëndë ushqyese | Sasi |
|---|---|
| Vitamin C | 10.0 mg |
| Vitamin E | 0.07 mg |
| Vitamin B6 | 0.044 mg |
| Magnez | 0.112 mg |
| Kalium | 173.00 mg |
| Hekur | 0.32 mg |
| Kalcium | 16.00 mg |
| Ujë | 86.13 g |
| Folate | 8.00 mcg |



