Përshkrim
Rrepka (Raphanus sativus) është një perime rrënjore, zakonisht me ngjyrë të bardhë por gjithashtu ka edhe rozë, e kuqe, e zezë e cila besohet që është prodhuar që në kohën para-romake në Evropë. Këto perime rrënjore të këndshme i përkasin familjes Brassicaceae, e cila gjithashtu përfshin kale, lakër, lulelakër dhe perimet tjera të kryqëzuara. Mund të kultivohet në klima të ftohta dhe toka të mire të drenazhuara.
Ato ndryshojnë në madhësi, formë, aromë të cilat mund të konsumohen në mënyra të ndryshme por zakonisht gatuhet.
Rrepka është e ngarkuar me përfitime të shumta shëndetësore për shkak të pasurisë së saj në lëndë ushqyese, minerale, vitamina, acid folik dhe anthocyanin. Ka aftësinë për të trajtuar sëmundjet e lëkurës. Ajo siguron antioksidantë, veti antimikrobike, antibakteriale që ndihmojnë në promovimin e shëndetit të përgjithshëm.
Vlerat ushqyese të rrepkës së kuqe për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 14.8 mg/td> |
Vitamin K | 1.3 mcg |
Vitamin B6 | 0.071 mg |
Magnez | 0.069 mg |
Kalium | 233.00 mg |
Hekur | 0.34 mg |
Kalcium | 25.00 mg |
Ujë | 95.27 g |
Folate | 25.00 mcg |