Përshkrim
Për mijëra vite me radhë, Arabët, Indianët, si dhe Aziatikët kanë shpallur xhenxhefilin si ushqyes dhe shërues. Kjo bimë tropikale që është e familjes së njëjtë të bimëve si shafrani indian dhe kardamom, ka qenë efikase në largimin e turbullimit në organizëm dhe vjelljes që shkaktohen nga sëmundjet e zakonshme apo ato të detit. Xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit.
Xhenxhefili për shkak se njihet edhe si agjent i fuqishëm antiviral, antibakterial dhe antikancerogjen, është dëshmuar se ka aftësi t’i trajtojë sëmundjet e ndryshme, duke filluar nga aknet e problemet tjera të lëkurës, e deri te problemet me sistemin e tretjes, diabetin, e parandalon alzheimerin, demencën, humbjen e memories, depresionin etj. Gjithashtu ka shumë lëndë ushqyese thelbësore që gjenden në sasi të larta në xhenxhefil. Vitaminat kryesore të xhenxhefilit janë vitamina C (acidi askorbik) dhe B9 (folati), por gjithashtu përmban minerale, siç janë kaliumi dhe magnezi.
Vlerat ushqyese të xhenxhefilit për 100 gr:
Lëndë ushqyese | Sasi |
---|---|
Vitamin C | 5.0 mg |
Vitamin E | 0.26 mg |
Vitamin B6 | 0.160 mg |
Magnez | 0.229 mg |
Kalium | 415.00 mg |
Hekur | 0.60 mg |
Kalcium | 16.00 mg |
Ujë | 78.89 g |
Folate | 11.00 mcg |