Kalo te përmbajtja
Lajm

Bashkëpunimi Doni Albania – fermerë

Bashkëpunojmë me një grup prej 65 fermerësh të certifikuar GlobalG.A.P., me 9 lloje produktesh të kultivuara në mbi 130 hektarë për supermarketet në Evropë.

Sot bashkëpunojmë me një grup fermerësh që janë pjesë e certifikimit GlobalG.A.P.: 65 fermerë dhe 9 lloje produktesh, të kultivuara në mbi 130 hektarë, me prodhim të destinuar për rrjetet e supermarketeve në Evropë. Tregtimi i produkteve “Made in Albania” në supermarketet evropiane nuk është më një ëndërr, por realitet.

Ky rezultat vjen falë bashkëpunimit me ekipin e Doni Fruits, të dedikuar për të asistuar, inspektuar dhe audituar fermerët në ndjekjen e standardit për certifikimin në grup GLOBALG.A.P.

Kujtojmë se Doni Fruits e ka nisur këtë proces që nga viti 2018, falë bashkëpunimit dhe nxitjes së RisiAlbania, një projekt inovativ i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që zbatohet nga Helvetas dhe Partners Albania. Mirënjohje RisiAlbania-s dhe Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri për mbështetjen.

Shpërndaje Facebook Linkedin Whatsapp
Kthehu te lajmet

Lexo më shumë

Aktivitet

Doni Kosova – Bëhu mik i Prishtinës

Doni Fruits iu bashkua fushatës “Bëhu mik i Prishtinës”, duke dhuruar dhe mbjellë 30 drunj te parkingu i ri në Bregun e Diellit.