Kalo te përmbajtja
Aktivitet

Doni Albania në bashkëpunim me Food Bank Albania

Doni Fruits Albania ndihmon familjet në nevojë me fruta dhe perime të freskëta, në bashkëpunim me Food Bank Albania.

Kompania Doni Fruits Albania, si çdo herë, edhe kësaj radhe përveç biznesit po ndihmon familjet në nevojë me fruta dhe perime të freskëta, përmes bashkëpunimit me Food Bank Albania, duke treguar solidaritet dhe humanizëm.

Kësaj radhe ishte një kënaqësi e veçantë për ne që, në një ditë të veçantë për Holandën — Ditën e Mbretit (27 prill) — këtij solidarizimi iu bashkua edhe Ambasada e Holandës në Shqipëri së bashku me ambasadoren Guusje Korthals Altes, të cilët i falënderojmë për vizitën dhe kontributin.

Doni Fruits Albania, si çdo herë, do t’u përgjigjet pozitivisht nismave humanitare! Faleminderit fermerëve tanë për përkushtimin dhe ndjekjen e standardit GlobalG.A.P.

Doni Albania në bashkëpunim me Food Bank Albania

Shpërndaje Facebook Linkedin Whatsapp
Kthehu te lajmet

Lexo më shumë

Aktivitet

Doni Kosova – Bëhu mik i Prishtinës

Doni Fruits iu bashkua fushatës “Bëhu mik i Prishtinës”, duke dhuruar dhe mbjellë 30 drunj te parkingu i ri në Bregun e Diellit.